Kjo faqe është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë nënave dhe prindërve të rinj me informacione teorike dhe praktike për shtatzaninë dhe z...

Lexo me shume

  Rregullat kryesore për ushqyerjen me gji • Të fillohet ushqyerja me gji brenda orës së parë pas lindjes. • Të vihet fëmija në gji...

Lexo me shume

PËRSE ËSHTË I RËNDËSISHËM REGJISTRIMI I FËMIJËS QË LIND? Regjistrimi I fëmijës që lind e bën atë shtetas shqiptar, duke i dhënë kë...

Lexo me shume

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”  ofron shërbim psikologjik falas për të gjitha nënat që kanë nevojë gjatë...

Lexo me shume

Mundësuar nga UNICEF

Kjo faqe u mundesua nga projekti i unicefit   "Keshillim psikologjik, psikoedukim per grate shtatzena     dhe per mirerritjen e femijeve ne maternitetin 'Koco Gliozheni' "

Detyra të thjeshta prindërore për fëmijët 0-5 vjec

Print PDF

 

0-1 VJEC
Flisni me fëmijën.Është relaksuese për të,  të dëgjojë zërin tuaj.
Kur fëmija nxjerr tinguj, përgjigjuni në të njëjtën mënyrë duke shtuar fjalë.Kjo do ta ndihmojë të mësojë të përdorë gjuhën.
Lexoni për fëmijën tuaj.Kjo do ta ndihmojë të zhvillojë dhe të kuptojë gjuhën.
Këndoni dhe dëgjoni muzikë bashkë me fëmijën tuaj.
Rrethojeni fëmijën nga puthje dhe përkëdhelje të panumërta.Kjo e ndihmon të ndjehet i vlerësuar dhe i sigurtë.

 

 

Momenti më i mirë për të luajtur me fëmijën është kur ai është i relaksuar.
Prindërimi mund të jetë një detyrë e vështirë.Por ndërsa kujdeseni për fëmijën, kujdesuni edhe për veten tuaj.

Siguria e fëmijës

Është shumë e rëndësishme të mbani kokën e fëmijës pasi muskujt e qafës nuk janë ende të zhvilluar dhe mund të dëmtohet truri dhe të vonohet zhvillimi normal.

•    Për të evituar sindromën e vdekjes e papritur foshnjore, është e këshillueshme të vendosni fëmijën të shtrirë me kurriz.
•    Kur bëni shëtijte me makinë, mos e vendosni kurrë fëmijën përpara, edhe nëse mbahet nga një i rritur. Vendi me i sigurtë është mbrapa makinës, i ulur në sediljen e përshtatshme për fëmijë.
•    Për të shmangur fëmijën nga mbytja, gjithmonë ndani ushqimin e tij në copa të vogla.Shmangni lodrat të cilat mund të kapërdihen me lehtësi.
•    Mos transportoni ushqime apo lëngje të nxehta ndërsa mbani fëmijën.
•    Për shkak se fëmijët janë të ndjeshëm nga një sërë sëmundjesh, është shumë e rëndësishme të kryeni të gjitha vaksinimet e nevojshme pranë konsultoreve.

1-2 VJEC

•    Vazhdoni të lexoni për fëmijën cdo ditë.
•    Kërkojini të gjejë objekte ose pjesë të trupit dhe ti emërtojë ato.
•    Vëzhgoni për lojrat e preferuara të fëmijës.
•    Inkurajoheni të eksplorojë dhe të provojë gjëra të reja.
•    Kontribuoni në zhvillimin gjuhësor të fëmijës duke folur me të.
•    Stimuloni kuriozitetin dhe aftësinë e fëmijës tuaj për të njohur objekte familjare duke e marrë me vete në aktivitetet tuaja.

Siguria e fëmijës

•    Mundohuni të bllokoni dritare apo dyer që do të rrezikonin shëndetin apo jetën e tij.
•    Siguroni prizat elektrike duke i mbuluar ato.
•    Mbani larg pajisjet elektroshtepiake si hekurin, ngrohësit, vatrat e sobës.
•    Mbani objekte prerese si thikët dhe gërshërët në një vend të sigurtë.
•    Mbani ilacet , detergjentët në një vend që fëmija nuk mund ti arrijë.
•    Mos e lini fëmijën vetëm në makinë, qoftë edhe për pak minuta.
•    Mos mbani armë në shtëpi.


2-3 VJEC
•    Vendosni një kohë të caktuar për të lexuar libra me fëmijën tuaj.
•    Inkurajoheni fëmijën të përfshihet në lojra fantazie.
•    Ndihmojeni fëmijën të eksplorojë ambjentin ku jeton duke bërë një xhiro për dore me të.
•    Inkurajoheni fëmijën të thotë emrin dhe moshën.
•    Mësojeni të këndojë këngë të thjeshta për moshën e tij.

Siguria e fëmijës

Kontrolloni lojrat për pjesë të rrezikshme ose të dëmtuara
•    Inkurajoheni të mos vendosë lapsa apo plasteline në gojë ndërsa pikturoni.
•    Mos e lini kurrë fëmijën rreth apo afër ujit ( vaskë, pishinë, liqen, etj) pa e vëzhguar.
•    Mos pini lëngje të nxehta nëse fëmija është ulur në prehërin tuaj.

3-5 VJEC
•    Lëreni fëmijën t’ju ndihmojë me punë të thjeshta.
•    Inkurajoheni të luajë me fëmijët e tjerë.Kjo do ta ndihmojë të mësojë vlerën e ndarjes me të tjerët dhe të shoqërisë.
•    Korrigjojeni fëmijën menjëherë që të njohë gjuhën e të rriturve.
•    Tregohuni të qartë kur disiplononi fëmijën.Bëhuni modeli i sjelljeve që doni që ai të ketë.

Siguria e fëmijës

•    Tregojini arsyet fëmijës që të qëndrojë larg rrugës dhe trafikut
•    Kontrolloni që lojrat në parqe nuk rrezikojnë shëndetin e tij fizik.
•    Ndërsa luan, vëzhgojeni atë vazhdimisht.
•    Mësojeni të notojë.
•    Mësojeni fëmijën si të ndërveprojë dhe si mos të ndërveprojë me të panjohurit.